Telefonat celularë dhe portofolat janë gjërat që më së shpeshti vidhen gjatë transportit publik.
Madje edhe nëse e mbani në dorë, atë mund t’ua vjedhin parasysh hajnat me eksperiencë.
Këtë e dëshmon edhe videoja e xhiruar në Budapest, ku një i ri qëndron në këmbë dhe shtirret si i lodhur, ndërsa në momentin kur hapen dyert e trenit, ai kap telefonin dhe ik.