Një aeroplan pasagjerësh me 80 njerëz në bord u ul në mënyrë të sigurt në kryeqytetin austriak, Vjenë, pavarësisht se e kishte humbur një rrotë gjatë lëshimit.Austrian Airlines tha se asnjë pasagjer nuk është lënduar apo rrezikuar gjatë lëshimit të aeroplanit, që u realizua pasditen e djeshme, transmeton REL.
Kompania tha se aeoplani e kishte humbur njërën nga dy rrotat e anës së djathtë gjatë këtij incidenti.
Fluturimi realizohej nga Florenca e Italisë, për në Vjenë të Austrisë.
Aeroplani po inspektohet për shkaqet që kanë mundur të çojnë deri në humbjen e rrotës.