Parodia me presidentin amerikan ka tërhequr vëmendjen e mijëra qytetareve nga Kina.Nëse kinezët do të kishin mundësi të votonin në zgjedhjet e ardhshme presidencial në SHBA, Mitt Romney do të ishte i humbur, pasi ata mbështesin totalisht Obaman.
Kjo, edhe falë suksesit që po regjistron në rrjetet sociale kineze Reggie Broën, sozia e presidentit demokrat, që ka regjistruar një parodi të hitit të momentit "Gangnam Style".
I shoqëruar nga një "Zonjë e Parë" e sajuar, sodia e Obamas kërcen në stilin e këngës së PSY, aq sa ka tërhequr kështu edhe vëmendjen e mijëra kinezëve, shumë prej të cilëve madje kanë besuar se ishte vërtet Barack Obama...