Vajza e Bill dhe Hillary Clinton, Chelsea, ka shpërndarë në Twiter një foto ku e ëma e saj është fotografuar para statujës së babait të saj në Prishtinë.Ajo këtë fotografi e ka postuar me rastin e vizitës së sekretares Clinton në Kosovë dhe disa vende tjera të Ballkanit.
“Foto e mahnitshme e prindërve të mi”, ka shkruar ajo.
Është interesant se këtë foto fillimisht e ka shpërndarë një shqiptar me nofkën @Tetovari. Chelsea e ka falënderuar atë.
Më pas, @Tetovari i shkruan Chelsea-t: “Ne jemi krenarë që prindërit tuaj i kemi në Kosovë. Por gjithashtu do të dëshironim që ju të na vizitoni ndonjëherë”.
“Shpresoj, së shpejti”, i është përgjigjur Chelsea.
Chelsea Clinton, 32 vjeçare është vajza e vetme e çiftit Clinton. Ajo punon në rrjetin televiziv amerikan “NBC News” si dhe fondacionin “Clinton” dhe “Clinton Global Initiative”.
(KosovaTimes)