Ja fituesit e ‘’Këngës Magjike’’

Festivali “Kënga Magjike 2012”, u përmbyll sonte me mbrëmjen finale , nën udhëheqjen e Ardit Gjebreas dhe dy bukurosheve, Armina dhe Olta. Fitues i çmimt të madh të festivalit, në bazë të votave të këngëtarëve pjesëmarrës, u shpall Alban Skenderaj. Këngëtari vlonjat ishtë konkurrent me këngën “Refuzoj”, një baladë e bukur me tekst nga vetë ai dhe muzikë, ndërsa aranzhmani është krijuar në bashkëpunim me Elgit Dodën. Kënga ka marrë menjëherë komente shumë pozitive dhe nga fansat e Albanit dhe cilësohej si favoritja për të qenë fituese e këtij festivali. Në këtë spektakël u shpërblyen shumë emra të njohur të estradës, si Xhensila Myrtezaj,Rozana Radi, Bojken Lako, Alban Skenderaj, Pirro Cako, Ermal Mamaqi Eli Fara, Juliana Pasha etj. të cilët gjatë karrierës kanë rradhitur një sërë të arriturash muzikore.


Vendi i dytë - Aleksandër dhe Renis Gjoka

Vendi i tretë – Juliana Pasha
Çmimi i AMC-së – Kejsi Tola
Çmimi Çesk Zadeja- Era Rusi
Best stil- Stine
Çmimi televiziv – Rrezara Shkurta
Bashkëpunimi më i mire – Gjesika dhe Mateus Frroku
Best performance- Blerta Gaqe
Kantautori më i mire - Andos
Çmimi i kritikës – Eliza Hoxha
Çmimi diskografik- Xhensila Myrtezaj
Interpretimi më i mire – Rozana Radi
Çmimi tendencë – Bojken Lako
Çmimi Jon music-Greta Koçi
Çmimi i kontributit artistik – Pirro Çako
Çmimi best rock – Aleksandër dhe Renis Gjoka
Çmimi etno music – Eli Fara
Çmimi i produksionit- Ermal Mamaqi
Çmimi i internetit – Adrian Gaxha ft Floriani
Best vokal – Juliana Pasha