Senatori francez bënë gjest skandaloz live në emision (Video)

Senatori Gerard Lonuet, ish ministër i Mbrojtës i qeverisë Sarkozy, iu përgjigj me një gjest të pahijshëm kërkesës së ministrit algjerian Mohamed Cherif Abbas Nuk është "tharë" ende plaga që ndan Francën dhe Algjerinë mbi krimet e luftës të kryera në epokën koloniale dhe për të cilat algjerianët kërkojnë një pranim të përgjegjësive. Mirëpo, ashpërsinë që ekziston ende e tregon edhe ajo që ka ndodhur në një kanal televiziv francez, ku senatori Gerard Lonuet, ish ministër i Mbrojtës i qeverisë Sarkozy, iu përgjigj me një gjest të pahijshëm kërkesës së ministrit algjerian Mohamed Cherif Abbas që i kërkonte francezit një "njohje të krimeve të shkaktuara nga kolonizimi francez".