Shumë nxehtë në Corleone Party (fotot)

Vali ka mbajtur ahegun e parë në Prishtinë, sipas modelit të tij, me valltare, house-music, shumë alkool dhe natyrisht, shumë Red-Bulla. Atmosfera përshkruhet në fotot që i ka publikuar. I shumëpërfoluri “King Velentino Corleone” ka mbajtur ahengun e parë në “On Club” në Prishtinë. Ashtu siç kishte paralajmëruar, ai erdhi në Klub me shoqëruesit e tij si dhe me vajzat të cilat preferon t’i quaj “dancerka”. Për të dëshmuar stilin e tij të veçantë, një ditë më herët ai ka “ankoruar” anijen e tij para hyrjes së Klubit. Për muzikën e shijes së tij janë përkujdesur DJ të cilët i ka sjellë vet. Në Party është promovur kënga e tij “Absolut” që tashmë është vizituar dhjetëra mijëra herë nga fansat e tij. Të gjitha valltaret e tij mbanin mbishkrimin “Vali Corleone” dhe “Kisess party” siç i ka emërtuar ai ahengjet e veta që do t’i mbajë edhe më qytete tjera të Kosovës. Shumicën e kohës Vali ka qenë i ulur, i rrethuar nga pijet e tij të preferuar Jack Daniel’s, dhe natyrisht shumë Red Bull-a. Për të ndarë një pjesë të atmosferës nga Party, ai ka publikuar disa foto në faqen e vet në internet.